| Chapter 34 |
1 |
Elihu nisi pėrsėri tė flasė dhe tha: |
2 |
"Dėgjoni, o njerėz tė urtė, fjalėt e mia, dhe ju, njerėz tė ditur, ma vini veshin! |
3 |
Sepse veshi i shqyrton fjalėt, ashtu si qiellza i shijon ushqimet. |
4 |
Le tė zgjedhim ne vetė atė qė ėshtė e drejtė tė pranojmė midis nesh atė qė ėshtė e mirė. |
5 |
Sepse Jobi ka thėnė: "Jam i drejtė, por Perėndia mė ka hequr drejtėsinė time. |
6 |
A duhet tė gėnjej kundėr drejtėsisė sime? Plaga ime ėshtė e pashėrueshme, megjithėse jam pa mėkat". |
7 |
Kush ėshtė si Jobi, qė e pi pėrqeshjen si ujin, |
8 |
qė ecėn bashkė me keqbėrėsit dhe shkon bashkė me njerėzit e kėqij? |
9 |
Sepse ka thėnė: "Nuk i vlen fare njeriut tė vendosė kėnaqėsinė e tij te Perėndia". |
10 |
Mė dėgjoni, pra, o njerėz me mend! Qoftė larg Perėndisė paudhėsia dhe ligėsia qoftė larg tė Plotfuqishmit! |
11 |
Sepse ai ia kthen njeriut sipas veprave tė tij dhe secilin e bėn tė gjejė shpėrblimin pėr sjelljen e tij. |
12 |
Sigurisht Perėndia nuk kryen tė keqen dhe i Plotfuqishmi nuk shtrembėron drejtėsinė. |
13 |
Kush i ka besuar kujdesin pėr tokėn, ose kush e ka vendosur mbi tėrė botėn? |
14 |
Nė qoftė se Perėndia duhet tė vendoste nė zemėr tė vet tė tėrhiqte mbi vete Frymėn e tij dhe frymėn e tij, |
15 |
ēdo mish do tė shkatėrrohej njėkohėsisht, dhe njeriu do tė kthehej nė pluhur. |
16 |
Nė qoftė se ke mend, dėgjoje kėtė, vėr veshin pėr tė dėgjuar atė qė po tė them. |
17 |
A mund tė qeverisė ai qė urren drejtėsinė? A guxon ti tė dėnosh tė Drejtin, tė Fuqishmin? |
18 |
Ai qė i thotė njė mbreti: "Je pėr t`u pėrbuzur" dhe princave: "Jeni tė kėqij". |
19 |
Por ai nuk bėn asnjė anėsi me tė mėdhenjtė dhe as e konsideron tė pasurin mė tepėr se tė varfrin, sepse tė gjithė janė vepra e duarve tė tij. |
20 |
Nė njė ēast ata vdesin; nė mesin e natės njerėzia tronditet dhe zhduket, tė fuqishmit ēohen tutje pa dorė njeriu. |
21 |
Sepse ai i mban sytė te rrugėt e njeriut, dhe shikon tėrė hapat e tij. |
22 |
Nuk ka terr as hije vdekjeje, ku mund tė fshihen njerėzit e kėqij. |
23 |
Nė fakt Perėndia nuk ka nevojė ta kqyrė gjatė njė njeri para se ta nxjerrė pėr gjykim para tij. |
24 |
Ai i ligėshton tė fuqishmit pa bėrė hetim dhe vė tė tjerė nė vendin e tyre. |
25 |
Duke qenė se i njeh veprat e tyre, i rrėzon natėn dhe ata shkatėrrohen; |
26 |
i godet si njerėz tė kėqij para syve tė tė gjithėve, |
27 |
sepse janė larguar nga ai pa u kujdesur pėr rrugėt e tij, |
28 |
deri sa tė arrijė tek ai britma e tė varfrit, sepse ai dėgjon britmėn e tė pikėlluarve. |
29 |
Kur Perėndia jep qetėsinė, kush do ta dėnojė? Kur fsheh fytyrėn e tij, kush do tė mund ta shikojė, qoftė kundėr njė kombi tė tėrė ose kundėr njė njeriu tė vetėm, |
30 |
pėr tė penguar qė i pabesi tė mbretėrojė dhe qė populli tė zihet ndėr leqe? |
31 |
Dikush mund t`i thotė Perėndisė: "Unė e mbart fajin tim, po nuk do ta bėj mė tė keqen; |
32 |
tregomė atė qė nuk arrij tė shikoj; nė rast se kam kryer ndonjė paudhėsi, nuk do ta bėj mė"? |
33 |
A duhet tė tė shpėrblejė ai nė bazė tė konditave tė tua, sepse ti nuk pranon gjykimin e tij? Ti duhet tė zgjedhėsh dhe jo unė; prandaj thuaj atė qė di. |
34 |
Njerėzit me mend; si ēdo njeri i urtė qė mė dėgjon, do tė mė thonė: |
35 |
"Jobi flet pa mend, fjalėt e tij nuk kanė dituri". |
36 |
Le tė provohet Jobi deri nė fund, sepse pėrgjigjet e tij janė si ato tė njerėzve tė kėqij, |
37 |
sepse i shton mėkatit tė tij revoltėn, rreh duart mes nesh dhe i shumėzon fjalėt e tij kundėr Perėndisė". |